Islamisches Zentrum "EL- Furkan"


Direkt zum Seiteninhalt

Koran- lesen lernen!

Info... Koran- lesen lernen! Jeden Samstag und Sonntag nach dem Mittagsgebet in der Moschee "EL-Furkan" in der Thalkirchner Str. 35 in 80337 München

Download: Kurani Shqip (Albanisch)



Kaptina Fatiha

Kaptina El-Bekare

Kaptina Ali Imran

Kaptia Nisa

Kaptina Maide

Kaptina En`am

Kaptina A`raf

Kaptina Enfal

Kaptina Teube

Kaptina Junus

Kaptina Hud

Kaptina Jusuf

Kaptina Rra`d

Kaptina Ibrahim

Kaptina Hixhr

Kaptina Nahl

Kaptina Isra

Kaptina Kehf

Kaptina Merjem

Kaptina Taha

Kaptina Enbija

Kaptina Haxhxh

Kaptina Mu`minun

Kaptina Nur

Kaptina Furkan

Kaptina Shuara

Kaptina Neml

Kaptina Kasas

Kaptina Anktbut

Kaptina Rum

Kaptina Lukman

Kaptin Sexhde

Kaptina Ahzab

Kaptina Sebe

Kaptina Fatir

Kaptina Ja Sin


Kaptina Saffat

Kaptina Sad

Kaptina Zumer

Kaptina Gafir

Kaptina Fusilet

Kaptina Shura

Kaptina Zuhru

Kaptina Duhan

Kaptina Xhathije

Kaptina Ahkaf

Kaptina Muhammed

Kaptina Fet“h

Kaptina Huxhurat

Kaptina Kaf

Kaptina Dharijat

Kaptina Tur

Kaptina Nexhm

Kaptina Kamer

Kaptina Rrahman

Kaptina Uakia

Kaptina Hadid

Kaptina Muxhadele

Kaptina Hashr

Kaptina Mumtehine

Kaptina Saff

Kaptina Xhumua

Kaptina Munafikun

Kaptina Tegabun

Kaptina Talak

Kaptina Tahrim

Kaptina Mulk

Kaptina Kalem

Kaptina Hakka


Kaptina El-Me“arixh

Kaptina Nuh


Kaptina Xhinn

Kaptina Muzemil

Kaptina Mudeththir

Kaptina Kijame

Kaptina Insan

Kaptina Murselat

Kaptina Nebe

Kaptina Nazi“at

Kaptina Abese

Kaptina Tekuir


Kaptina Infitar

Kaptina Mutafifin

Kaptina Inshikak

Kaptina Buruxh

Kaptina Tarik

Kaptina A“la

Kaptina Gashije

Kaptina Fexhr

Kaptina Beled

Kaptina Shems

Kaptina Lejl

Kaptina Duha

Kaptina Inshirah

Kaptina Tin

Kaptina Alek

Kaptina Kadr

Kaptina Bejine

Kaptina Zilzal

Kaptina Adijat

Kaptina Kari“a

Kaptina Tekathur

Kaptina Asr

Kaptina Humeze

Kaptina Fil

Kaptina Kurejsh

Kaptina Maun

Kaptina Keuther

Kaptina Kafirun

Kaptina Nasr

Kaptina Mesed

Kaptina Ihlas

Kaptina Felek

Kaptina Nas



Mbėshtetja tek All-llahu xh.sh.

Mbėshtetja tek All-llahu xh.sh.

Mbėshtetja tek All-llahu xh.sh. ėshtė nga adhurimet tė cilat kryhen me zemėr. Ėshtė njė adhurim qė shumė njerėz e kanė kuptuar gabim, pasi qė thonė t'i mbėshtetesh All-llahut xh.sh. d.t.th. qė mos punosh, studiosh…. Kjo me pretendim se ne jemi mbėshtetur All-llahut dhe Ai do na ndihmojė.
`Por nė fakt mbėshtetja nė All-llahun ka tė bėjė vetėm me zemėr dhe jo me pjesėt e tjera tė trupit.
Nė njė kohė qė pjesėt e tjera tė trupit punojnė maksimalisht pėr tė arritur njė qėllim, zemra i mbėshtetet All-llahut pėr rezultatin e kėtij mundi.
Mbėshtetja e njė studenti ėshtė qė pėr provime tė studiojė makismalisht pa lėnė gjė pa mėsuar. Nė tė njejtėn kohė zemrėn e ka tė mbėshtetur tek All-llahu xh.sh. pėr rezultatin.
Nga emrat e All-llahut xh.sh. ėshtė edhe VEKIL qė d.m.th., ai qė drejton dhe ka nė dorė gjithēka, ėshtė ai qė vetėm tė mira vijnė prej Tij dhe asgjė e keqe nuk mund tė vijė prej Tij. Prandaj Pejgamberi s.a.v.s. kur lutej thoshte:
"Tė pėrgjigjem me kėnaqėsi o Ti qė ke nė dorė tė mirėn dhe qė e keqja nuk vjen prej Teje"
Shpesh herė na ndodhin fatkeqėsi, veēanėrisht kohėve tė fundit ku e keqja ėshtė shtuar shum. Shohim shum te rinjė qė jetojnė lerg Zotit tė zhytur nė gjynahe.
Tė gjithė kėto kanė nevojė pėr dikė qė t'i ndihmojė, pėr dikė qė t'i luten dhe ta besojnė qė vetėm Ai mund ti nxjerrė nga kjo gjendje, pėr dikė tė cilit t'i mbėshteten.
Nėse ndonjėherė e sheh qė bota tė nxihet para syve, humbe punėn apo pasurinė, dije qė All-llahu xh.sh. nuk do tė lejoj qė ti tė jetosh nė kėtė hall, por do tė hap dyer dhe horizonte tė tjera. Le ta pėrforcojm kėtė me nji shembull tė cilin tė gjithė e dimė dhe e kemi jetuar.
Embrioni nė barkun e nėnės e merr ushqimin e gatshėm nga nėna, nėpėrmjet kėrthizės. Kur lin, fėmija qan pasi e humbi burimin e ushqimit me tė cilin ishte mėsuar. Por Zoti qė ia ndali njė burim ushqimi, i ka pėrgaditur dy burime tė tjera ushqimi, i cili ėshtė qumshti i nėnės. Pasi mbush pariudhėn e mėkimit dhe nėna e shkėput nga ushqimi me qumėsht, fėmija pėsėri qan pasi humbi burimin e ushqimit me tė cilin ishta mėsuar. Por Zoti i hap katėr burime dhe rrugė tė tjera furnizimi, dy ushqime dhe dy pije. Dy ushqimet janė bimėt dhe mishi i kafshėve, kurse dy pijet janė qumshti i bagėtive dhe uji. Kur i vjen vdekja njeriu pėrsėri qan, pasi qė i humben tė mirat me tė cilat ishte mėsuar. Por nėse ka qenė njeri i basimtarė, All-llahu xh.sh. do t'i hap dyert e Xhennetiti. Kėtė shembull ta kemi gjithnjė parasysh ne gjithė jetėn dhe fatkeqėsitė qė tė bien. Mos thuaj pėrse ma more o Zot filan tė mirėn, dije se All-llahu do ta kompenzoj me diēka mė tė mire.
All-llahu nuk ta ndalon njė tė mirė, veēse pėr tė hapur dyer tė tjera tė mira dhe nuk tė sprovon veēse pėr tėt pastruar nga gjynahet.
Thotė All-llahu xh.sh. nė Kur'an:

"Thuaj: O All-llah, Sunduesi i ēdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij qė do, Ti ia heq prej dore pushtein atij qė do, e lartėson atė qė do dhe e pėrul atė qė do. Ēdo e mirė ėshtė vetėm nė dorėn Tėnde, vėrtet, Ti ke mundėsi pėr ēdo gjė"
Ne i mbėshtetemi Zotit, pasi Ai zotėron gjithēka nė gjithėsi. Ai ėshtė sunduesi i ēdo gjėje dhe vetėm prej Tij vjen ndihma.
A mund tė kėrkojnė ndihmė njė i mbytur nga njė i mbytur tjetėr? A kėrkon njė i varfur nga njė i varfur tjetėr qė ta ndihmojė? Pse u dashka qė t'u drejtohemi njerėzve pėr tė zgjidhur hallet tona, duke harruar Zotin e njerėzve, i cili ka nė dorė gjithēka? Pėrse themi qė nuk na shpėton nga ky hall veēse filani? Vallė ku e kemi mbėshtetjen dhe sigurinė tek All-llahu pėr gjithēka qė na ndodh?
All-llahu xh.sh. thotė nė Kur'an:

"Thuaj: Kush ju mbron juve prej tė Madhėruarit natėn e ditėn?..."
Gjatė gjithė natės derisa flen, nuk tė mbron tjetėr kush veē All-llahut.

"Thuaj: Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi, dhe Ai ėshtė qė mbron, e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur…"
Pejgamberi s.a.v.s. thotė:
"Secili prej jush formohet nė barkun e nėnės dhe qėndron spermė pėr katėrdhjet ditė. Mė pas transformohet nė pikė gjaku dhe qėndron i tillė katėrdhjet ditė. Mė pas transformohet nė copė mishi dhe qėndron katėrdhjet ditė i tillė. Mė pas i dėrgohet njė melek ku i jep shpirtin dhe urdhėrohet qė tė shkruaj kaėr gjėra: Rizkun, kohėn e vdekjes, punėt dhe nėse do jetojė i lumtur apo i vuajtur"
All-llahu thotė:

"…Tė All-llahut janė lindja e perėndimi, Ai e vė nė rrugėn e drejtė atė qė do"

"Thuaj: "Nėse All-llahu ua merr tė dėgjuarit, tė pamurit dhe ua mbyll zemrat, pos All-llahut cili zot tjetėr do t'ua sjellė atė?..."
Pra gjithēka qė ekziston ėshtė nėn sundimin e All-llahut, prandaj vetėm Atij duhet ti mbėshtetemi dhe vetėm prej Tij tė kėrkojmė tė na plotėsojė nevojat.
Mėnyrėn e tė mbėshteturit tek All-llahu, dijetarėt musliman e pėrkufizojnė me fjalėt: "Ti dorėzohesh vullnatit tė Zotit, ashtu siē dorėzohet trupi i vdekur nė dorėn e atij qė e lan"
Ti thuash qė unė tė jam dorėzuar Ty o Zot, ēdo gjė qė tė kesh caktuar pėr mua e pranoj, pasi jam i bindur qė e keqja nuk do mė vijė prej teje. Unė do tė sakrifikojė pėr ta arritur atė qė dua, por brenda nė zemėr tė jam mbėshtetur Ty o Zot, pasi vetėm Ti e ke nė dorė rezultatin.
Dijetarėt thonė qė njerėzve u kėputen shpresat nėse u kėputen shkaqet pėr tė arritur tek diēka, kurse besimtarit i shtohet shpresa te Zoti dhe mė shumė nė kėtė rast. Kjo pasi besimtari e lė nė dorė tė Zotit, dhe sido qė tė jetė (ndodhė) ėshtė i sigurt qė Zoti ka vendosur atė qė ėshtė mė mirė pėr tė.
Ne shpeshherė na ndodhė qė tė kėrkojmė garant dikė pėr njė marrėveshje qė bėjmė dhe kur e caktojmė dikė qė e njohim si tė besuar, qetėsohemi. Po si vallė qetėsohemi me garancinė e njerėzve dhe nuk qetėsohemi me garancinė e Zotit tė njerėzve ?
Dijetarėt thonė qė ai njeri qė vdes, qanė pėr fėmijėt e tij se nė dorė tė kujt do ti lėrė pas vdekjes, nuk ėshtė nga ata qė i mbėshteten All-llahut xh.sh..
Abdullah ibėn Mes'udi derisa po vdiste, shkon dhe e viziton Uthmanin r.a. i cili gjatė bisedės i thotė qė mos mėrzitej se do caktonte njė sasi parash pėr vjazat e tij, nėse do tė vdiste. Por Ibn Mas'udi ia ktheu: " Nuk kam frikėn e varfėrisė pėr vajzat e mia, o Uthman, pasi u kam mėsuar qė ēdo natė tė lexojnė njė pjesė nga Kur'ani dhe nuk do t'i prek varfėria. E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut tė thotė:
"Kush lexon suren El-Vakia ēdo natė, ėshtė i mbrojtur nga varfėria pėrgjithmonė"
Po tė shohim njerėzit udhėtojnė me kilometra dhe presin nė radhė, me qėllim qė tė vizitohen te njė doktor. Doktorin qė duam ne, ka radhė tė madhe me njerėz para derės sė tij, kurse tė tjerėt nuk kanė njeri nė radhė. Kjo pėr shkak se njerėzit kanė besim te ky doktor. Si vallė kemi besim te njeriu dhe nuk kemi te Zoti i njerėzve ?!
Kush vallė do na i zgjidh hallet? Kush do na i largojė brengat dhe fatkeqėsitė? Kush do tė shėrojė nga sėmundja qė vuan? Kush do tė tė jap pasuri? Kush tjetėr mund ti bėjė kėto veē Zotit tė botėrave?!
All-llahu xh.sh. nė Kur'an thotė:

"…e kush u pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare…"
Pra pėr tė siguruar zgjidhjen e halleve dhe furinizimin kushtėzohet me devotshmėrinė, kurse kur pėrmendet mbėshtetja nė Zotin, pėrmendet pa kushtėzim:

"…Kush i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij…"
Pejgamberi s.a.v.s. thotė:
"Nėse ju do tė mbėshteteni nė Zotin ashtu siē duhet, do t'ju furinizonte ashtu siē furnizon zogjtė, tė cilėt dalin ma barkun bosh dhe kthehen me barkun plot"
Po tė lexojmė ajetet e Kur'anit tė cilat flasin mbi vlerėn e mbėshtetjes nė All-llahun, do gjenim qė sa herė pėrmendet mbėshtetja, shoqėrohet me cilėsitė e All-llahut qė tregojnė fuqinė dhe madhėshtinė e Atij qė i mbėshtetesh.

"Ti mbėshtetju Atij tė pėrjetshmit qė nuk vdes kurrė…"
Mos i mbaj shpresat tek ato qė kanė si cilėsi vdekjen, por mbėshtetu tek Ai qė nuk vdes.
Pejgamberi s.a.v.s. kur pėrballohej me vėshtirėsi tė mėdha, lutej me kėtė lutje:
"O Ti qė je i pėrjetshėm dhe nuk vdes, te mėshira Jote shpresoj"
Shohim Pejgamberin s.a.v.s. i cili i kėshillonte dhe i mėsonte fėmijėt e vegjėl se si tė mbėshteteshin tek All-llahu xh.sh..
Abdullah bin Abbasi thotė:
"O djalosh, unė do tė mėsojė disa fjalė. Ruaje Zotin nė zemėr tė tė mbrojė nga tė kqijat. Ruaje Zotin nė zemėr ta gjesh Atė pranė teje. Nėse kėrkon diēka, kėrkoje prej Zotit. Nėse kėrkon ndihmė kėrkoje prej Zotit. Dije qė sikur tė gjithė njerėzit tė mblidheshin pėr tė tė bėrė dobi, nuk do ta arrinin veēse nėse e ka caktuar All-llahu dhe nėse do tė mblidheshin tė tė dėmtonin, nuk do ta arrinin veēse nėse e ka caktuar All-llahu"
Pejgamberi s.a.v.s. nė ēdo lutje qė bėnte, pėrqėndrohej nė mbėshtetjen e All-llahut. Kur dilte nga shtėpia lutej:
"Me emrin e Zotit po dal dhe i mbėshtetem All-llahut dhe nuk ka forcė qė mė shtynė tė bėjė mirė dhe tė largohem nga tė kėqijat, veē Zotit"
Kur flinte, shtrihej nė krahun e djathtė dhe thoshte:
"Me emrin tėnd o Zot po shtrihem dhe me emrin Tėnd zgjohem. Nėse e merr shpirtin tim, mėshiroje atė, dhe nėse e rikthen pas gjumit, mbroje atė siē mbron robėrit e tu tė mirė "
Fėmija kur bėn ndonjė gabim vrapon te babai pėr ta mbrojtur. Dhe ti o njeri dorėzoja veten Zotit, siē dorėzohet fėmija nė ēaste frike te babai.
Nga treguesit e mbėshtetjes nė Zot, ėshtė qė tė ndjehesh i qetė pėr rezultatin, pasi tė kesh planifikuar dhe vepruar siē duhet. Mos thuaj se i jam mbėshtetur All-llahut dhe tė mos bėsh plane por planifiko, vepro dhe pastaj mbėshtetju All-llahut pėr rezultatin.
Vetė Pejgamberi s.a.v.s. nuk mjaftohej me mbėshtetjen, por planifikonte pėrgjithēka.
All-llahu xh.sh. nė Kur'an thotė:

"E nė qiell ėshtė furinizimi juaj dhe ajo qė ju premtohet. Pasha Zotin e qiellit e tė tokės, kjo ėshtė njė e vėrtetė, ashtu siē ėshtė e vėrtetė se ju flisni"
Ata qė meren me tregti u ndodh shpesh qė fitimet e njė viti mund t'i fiojnė nė njė muaj. Fitimet e njė muaji i fitojnė nė njė ditė dhe ato tė njė dite mund t'i fitojnė nė njė orė.
Nėse je i varfur, kėrko rizkun dhe mbėshtetju All-llahut i cili ta ka garantuar atė. Por vetėm duhet ta kėrkosh. Pejgamberi s.a.v.s. thotė:
"Me tė vėrtet qė xhibrili mė ka thėnė, qė asnjė nuk do tė vdes derisa tė ketė harxhuar rizkun dhe jetėn"
Mos kijė frikė pėr pasurinė, pasi atė ta ka caktuar All-llahu do tė tė vijė. Mos kij frikė as nga vdekja pasi nuk do tė vdesish derisa tė tė vijė koha e vdekjes qė tė ėshtė caktuar.
Ibrahimi a.s. ėshtė shembulli i mbėshtetjes nė Zot. Pasi i theu idhujt qė adhuronte populli i tij, ai dėnohet me djegje nė zjarr. Populli i tij pergaditi nje zjar shumė tė madhė. Aq i madh ishte zjarri saqė nuk mund ta hedhin Brenda nė zjarr. Vallė si do tė ndiheshe ti nė ato ēaste o vėlla? A do tė ndjeje frikė? Sigurisht. Kursa Ibrahimi a.s. nė momentet qė do ta hidhnin, Xhibrili shkon dhe e pyet:"O Ibrahim a ke ndonjė nevoj pėr mua?""Pėr ty jo - ia ktheu Ibrahimi - kurse pėr Zotin po". Dhe vezhdoi tė thotė:"Mė mjafton All-llahu i cili ėshtė ndihmėsi mė i mirė"
Dhe Zoti e shpėtoi nė momentet mė tė vėshtira pėr tė. E urdhėroi zjarrin qė tė bėhet i fohtė dhe paqe pėr Ibrahimin a.s.. Kėshtu Ibrahimi a.s. qėndroi nė zjarr disa ditė, pa e djegur.
Kur e pyetėn para se tė vdes se cilat ishin ēastet mė tė lumtura gjatė jetės sė tij, ai tha: "Ēastet qė kalova nė zjarr"
Mbėshtetja nė All-llahun xh.sh., nė mėnyrėn qė pėrmendėm vjen gradualisht dhe rritet me rritjen e besimit.
Musa a.s. nė fillim tė jetės nuk dinte ē'ėshtė mbėshtetja nė Zotin. Nė takimin e parė me All-llahun, nė Turi Sina, ku Zoti e urrdhėroi:

"Ai i tha: Hidhe atė, O Musa!"
Kur e pa Musa a.s. shkopin qė u shėndrua nė gjarpėr, iku me vrap.
Herėn e dytė kur kur u ballafaqua ma magjistarėt, numri i tė cilėve arrinte deri 30.000 magjistarė.




"Ata thanė: O Musa, do tė hedhėsh ti apo ne po hedhim tė parėt? Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarė dhe shkopinjtė lėviznin (si gjarpėrinj). E Musai ndjeu nė vete njėfarė frike"
Herėn e parė, kur Musai pa shkopin e tij qė u kthye nė gjapėr, u largua duke vrapuar. Ishte hera e parė qė sprovohej mbėshtetja e tij nė Zotin dhe u pa qė nuk ishte i mbėshtetur
Herėn e dytė me magjistarėt ishte i mbėshtetur plotėsisht tek Zoti, po kur pa magjinė qė sollėn magjistarėt, vetėm se pati pak frikė.
Herėn e tretė, Musai a.s. tregon qė ėshtė i mbėshtetur tek Zoti dhe ėshtė i sigurt nė ndihmėn e Tij, Kur populli i tij i thanė qė ushtria po na arrin, ai i bindur u pėrgjigj:

"…shokėt e Musait thanė: Me siguri na zunė! Ai (Musai) tha: Kursesi me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė"
Planifiko dhe lodhu pėr ta arritur qėllimin dhe pė rezultatin mbėshtetju All-llahut xh.sh..

Islamisches Zentrum der Albaner "EL-Furkan" e.V. Qendra Islame Shqiptare "El-Furkan" e.V. Thalkirchner Str. 35, 80337 München
Tel: +4989/54875435 Fax:+4989/54875436 E-mail: info@elfurkan.de,www.elfurkan.de, WebDesign Nebi Bektesi +49176/49279411


WebDesign by N.B.





Home Page | Wir über uns | Info/Aktuale | Was ist Islam | Photo Gallery | E-Books/Librat | Archiv | Kontakt/Anschrift | Links | Radio El-Furkan | Sitemap

Suche

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü